E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çim Peka-Ramës: Jeni kuruar, se ishit mbyll në shpellë. Kryeministri: Se prisja nga një burrë me mjekër
Publik News

Çim Peka-Ramës: Jeni kuruar, se ishit mbyll në shpellë. Kryeministri: Se prisja nga një burrë me mjekër

Gazetari Çim Peka e ka paraqitur emisionin e tij me kryeministrin Edi Rama si një përballje në ring mes dy boksierëve, por për gati 30 minuta situata duket se nuk ka qenë nën dominimin e tij, teksa të dy kanë lëshuar grushte batutash dhe ironi ndaj njëri-tjetrit.

Menjëherë pas pyetjes së dytë, kryeministri ndonëse është shfaqur tepër më i qetë nga çdo herë tjetër, ka mundur t’ia devijojë debatin për disa minuta nga batutat për mjekrën, deri te lajmet false që “Rama ka përfunduar në gjendje kome”, që kreu i qeverisë tha se janë publikuar pikërisht nga portali i Çim Pekës.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Po të ishte partia ime të siguroj që sot nuk do të ishe kryeministër

Rama: Mos e moho partinë

Gazetari: Unë kam bindje të djathta, por nuk kam teser partie

Rama: Kjo nuk është ndonjë gjë për t’u krenuar që nuk e ke zemrën majtas, ta kesh djathtas do të thotë të rrahë në anën e gabuar.

Gazetari: Ku e kishit zemrën në 91 kur i thoshit shqiptarëve që keni themeluar PD-në? Keni bërë transplant?

Rama: Mos abuzo me diçitalizimin dhe të mos flasim kodra pas bregut.

Rama: Unë nuk kam qenë asnjëherë anëtar i PD-së, ashtu si ju nuk keni qenë asnjëherë, por kjo nuk do të thotë që ju jeni mijëra herë i vlefshëm për atë parti.

Gazetari: Ju komplimentoj sepse edhe estetikisht dukeni i kuruar mirë që prej pandemisë. Mbylljen në skype e kishit situatë emocionale apo fizike, për të dalë nga shtëpia që duket sikur ishit mbyllur në shpellë. Kalojmë…

Rama: Jo, jo, do t’i vëmë pikën e dhe kësaj. Ju, partia juaj ka thënë që unë kam qenë i mbyllur në shtëpi, për sa i përket pamjes, faleminderit për komplimentin.

Gazetari: Nëse mjekrën e keni vendosur për fotografinë që keni mbrapa, sepse unë këtë mjekrën e kam patur më përpara. Do doja të thoja nuk dukeni aq keq sa ç’dukeshit nga Surreli.

Rama: Befasia e një komplimenti për pamjen e bukur nga një burrë me mjekër mbetet.

Gazetari: Rëndësi ka qën nuk qenkeni sëmurë.

Rama: Jo ka edhe një gjë tjetër, se ju më keni çuar në spital, më keni sëmurë, më keni çuar edhe në gjendje kome në Gjermani.

Gazetari: Nuk është e vërtetë, ju kam pyetur nëse keni qenë apo jo. Unë të kuptoj që jeni i rilindur edhe ju, por nuk kam në plan të flas për gjëra estetike.

Rama: Jo, jeni ju që vendosët të flisni, unë do t’ju ndjek në çdo pikë. Kur bëje emisionin fakt, nuk flisje me inicale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.