E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artur Bushi dy tendera njëri pas tjetrit, 25 milion lekë për të ruajtur eskavatorin
Publik News

Artur Bushi dy tendera njëri pas tjetrit, 25 milion lekë për të ruajtur eskavatorin

Bashkia e Krujës me në krye Artur Bushin po paguan ‘sa frëngu pulën’ me lekët e qytetarëve për të ruajtur një eskavator.

Më datë 5 maj, Agjencia e Prokurimeve Publike ka shpallur procedurën për tenderin me objekt ‘Shërbim i ruajtjes së Eskavatorit të Bordit të Kullimit’.

Dhe për të ruajtur këtë eskavator vetëm për 24 muaj, do paguhen plot 2 576 824, 67 lekë, pra rreth 24 mijë euro.

 

ruajtja.jpgartur_copy.jpg

Ndërsa fill pas këtij tenderi për ruajtjen e eskavatorit, është shpallur një tjetër tender me objekt “Shërbim transporti i eskavatorit me rimorkiator”.

E gjithë kjo procedurë transporti do ketë një vlerë prej 665 000 00 lekësh.

Pra dy tendera me vlerë 31 milionë lekë brenda 5 orësh për një eskavator që ka ngjallur kuriozitetin e të gjithëve, fillimisht për mënyrën se si duket dhe pastaj për punët që do bëjë.

 

tender2_copy.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.