Kryemadhi flet pas mbledhjes së koalicionit opozitarë: Do të zbresim të terren…
Në një prononcim të shkurtër për mediat, Kryemadhi tha se shqiptarët ndodhen sot në “ditën më të zezë ekonomike” dhe se opozita ka diskutuar për një e një platforme të zgjidhjes së kësaj situate.
“Për të dalë e për të bërë takime të opozitës edhe në qytete të tjera, për të pasur kontakt me qytetarët. Njerëzit presin, kërkojnë mënyrën e kontaktit për të qarë hallin sepse çdo shqiptarë është sot në ditën më të zezë ekonomike. Pandemia e kovidit që instaloi Rama në Shqipëri është kthyer në një pandemi ekonomike. Sot diskutuam për përgatitjen e një platforme të zgjidhjes së kësaj situate për t’i dhënë hapësira ri-fuqizimit të ekonomisë shqiptare“, tha Kryemadhi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



