E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi jep alarmin te Teatri: Po bëhen gati fadromat, po vijnë ta shembin tani
Publik News

Kryemadhi jep alarmin te Teatri: Po bëhen gati fadromat, po vijnë ta shembin tani

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi jep alarmin se godina e Teatrit Kombëtar do tentohet të shembet këtë mbrëmje.

Newsbomb.al mëson se Kryemadhi u ka thënë aktorëve dhe aktivistëve që po protestojnë kundër shembjes së Teatrit, se në këto momente janë duke u bërë gati fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për të kryer shembjen e godinës.

Kryetarja e LSI-së ka deklaruar se do të kalojë natën sot dhe do të njoftojë menjëherë PD-në, Lulzim Bashën dhe aktivistët nëse tentohet shembja e Teatrit.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, Komisionerja europiane për Kulturën Mariya Gabriell dhe disa ambasada të huaja të vendin tonë kanë theksuar nevojën e dialogut mes palëve para se të merret një vendim për shembjen ose jo të godinës së Teatrit Kombëtar.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka denoncuar mbrëmjen e sotme vendimin e Këshillit Bashkiak Tiranë për shembjen e Teatrit, duke e quajtur atë një dokument të falsifikuar nga kryetari Toni Gogu.

Në një lidhje direkte me emisionin Kapital nga Teatri, Kyemadhi ka “zënë ngushtë” moderatorin Aleksandër Furxhi, duke i pohuar live se kur kishte mbërritur te aktivistët ata i kishin thënë se vëllai i tij kishte ardhur nga Vlora për tu bërë shef arti.

“Sandri unë edhe sot kur erdha këtu mu tha se vëllai juaj ka ardhur shef arti te Teatri Kombëtar nga Vlora”, i tha Kryemadhi moderatorit Furxhi, i cili është dhe bashkëshort i ish-ministres Mirela Kumbaro. I vënë në pozitë të vështirë, Furxhi i kërkoi të linte mënjanë debatet personale.

BISEDA – VIDEO:

Furxhi: Zonja Kryemadhi një opërgjigje të shkurtër dhe për kuriozitetin e publikut. Ju këto fakte që po denonconi për xotin Gogu i zbuluat vetëm dje? Pse nuk i keni thënë më përpara?

Kryemadhi: Po dje e firmosi

Furxhi: Po ju pyes, se ju po flisni për të kaluarën e tij, por pse të kaluarën e tij po e zbuloni dje dhe sot?

Kryemadhi: Ju e dini shumë mirë që kur shqiptarve u del përpara syve kujtohen për ty. Sandri unë edhe sot kur erdha këtu mu tha se vëllai juaj ka ardhur “shef arti” te Teatri Kombëtar nga Vlora.

Furxhi: Nuk ka lidhje…

Kryemadhi: Nuk e di a është a e vërtet apo jo. Po ka lidhje ka. Këta janë shqiptarët, ata i thonë gjërat. A po e mbron Mirela Kumbaro, bvashkëshortja juaj, shembejn e Teatrit Kombëtar sepse vëllai i Sandrit do vijë shef arti te Teatri Kombë3tar.

Furxhi: Po nuk ka lidhje

Kryemadhi: Kjo është Shqipëria, është shumë e vogël.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.