E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama, je thjesht “aksidenti” më i madh politik i tranzicionit 30 vjeçar
Publik News

Edi Rama, je thjesht “aksidenti” më i madh politik i tranzicionit 30 vjeçar

Ilir Çumani

Edi Rama do të mbahet mend si KM më represiv dhe më shpirtlig që ka prodhuar ndonjëherë politika shqiptare…

Ai është politikani që ka provokuar dhe është tallur si askush tjetër me një popull kaq të pafat e të vuajtur siç janë shqiptarët.

Ai është mjeshtër i manipulimit, arrivist patologjik, akrobat dhe pehlivan i kurimit të imazhit të tij para medias dhe ndërkombëtarëve, shkelës i fjalës së dhënë dhe lojacak fjalësh me synim arritjen e qëllimit për të dëmtuar pa asnjë lloj mëshire cilindo.

I shtirur si Lider me ide dhe vizione, kinse me një staturë perëndimore, në fakt, është një mbetje e kontaminuar bizantine, një despot me kulturë otomane, sundimtar diktator me nuanca të theksuara të tiranisë mbi më të dobëtit dhe më të pambrojturit…

Trim në delirin e pushtetit dhe frikacak e lëpirës kur ndodhet në situata kritike e krizash, në veçanti kur e sheh veten jashtë “kështjellës” së pushtetit…

Frikacak edhe më i madh, burrec infantil para atyre që i’a njohin mirë vesin, inferioritetin e dështakut kronik, si në planin personal, ashtu edhe në atë publik, të cilët, këta të fundit, dinë t’ia tregojnë vendin kur zullimi i çmendurisë së tij që i buron nga deliri dhe dehja e pushtetit e kalon vijën e kuqe…

Emptaik dhe human..!? Njerëzor…!? Social…!? Socialist…!? Me të gjitha këto nuk ka kurrfarë lidhje….

Ai është thjesht një frymor narcist me natyrë malinje, ziliqar dhe lakmitar i verbë, i pangopur, i pabesë, tinëzar dhe dinak që nuk ndalet asnjëherë për të arritur të paarritshmen që “egziston” në imagjinatën e tij….

Më thoni, ç’lidhje mund të kenë të gjitha këto me një politikan që në misionin e tij duhet të jetë vetëm modeli i një shërbestari të përulur i popullit të tij….!?

Si përfundim, KM. Edi Rama nuk është gjë tjetër, veçse thjesht “aksidenti” më i madh politik (nga shumë aksidente të tilla) që prodhoi tranzicioni 30 vjeçar shqiptar. Kaq!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.