Gazetari Vezaj: Kryeprokurori Adriatik Llalla ne prag te largimit
Gazetari i larguar nga Shqipëria, Flamur Vezaj, ka dhënë një mezazh të fortë për “jetëgjatësinë” e Kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, si drejtuesi i organit të akuzës.
Me anë të një postimi në Facebook, Vezaj shprehet, se takimi i sotëm i Llallës me kryeministrin Edi Rama, është shenja që tregon se ai ndodhet në grahmat e fundit si kreu i akuzës.
Sipas gazetarit, burimet pranë Prokurorisë thonë se kryeministrit Rama i ka hyrë mik pronari i një spitali privat, i cili ka kërkuar që të lejojë Kryeprokurorin të vijojë të qëndrojë në detyrë. Takimi mes dy personaliteteve të larta vjen pas deklaratave të forta të bëra nga ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, për klanet dhe familjet kriminale që komandojnë vendin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


