E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Raeagon aktori Neritan Liçaj: Një pjesë e imja ka vdekur nën ato rrënoja
Publik News

Raeagon aktori Neritan Liçaj: Një pjesë e imja ka vdekur nën ato rrënoja

Aktori i njohur, Neritan Liçaj ka reaguar pas  shembjes së Teatrit Ndërkombëtar, ndërsa tha se nën ato rrënoja, ka “vdekur” edhe një pjesë e tij.

Me një shënim  prekës në facebook, Liçaj, shkruan se do të donte të mbyllte sytë për një çast, e kur t’i hapte Teatri Kombëtar të ishte sërish aty.

5ec13e5ca4ec1Neritan

Në reagimin e tij nuk mungojnë as akuzat ndaj Ramës dhe Veliaj, ku thotë se këta dy të fundit “janë dy kufomat që mbetën nën rrënojat”.

Liçaj ka qënë pjesë protestave dhe qëndresës për mbrojtjen e kompleksit të godinave të Teatrit Kombëtar, ndërsa u  shoqerua në Komisariat ku ka qëndruar disa orë, e më pas u lirua për t’u rikthyer më pas sërish në protestë.

Postimi i plotë i aktorit:

Do të doja të mbyllja sytë për një çast dhe kur ti hapja,Teatri Kombëtar të ishte sërisht aty.

Por për fat të keq ka vetëm rrënoja!

Një pjesë e imja ka vdekur nën ato rrënoja,por pjesa tjetër e mbetur është më e fortë se kurrë!

Ka dhe dy kufoma nen ato rrënoja së bashku me pjesën time të vrare. Rama dhe Veliaj!

Me vjen keq që ajo pjesë e imja e mbetur aty,do qelbet nga kermezimi i dy kufomave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.