E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pedagogu Goci: Kur të nisë ndërtimi i kullave, do vij i pari të çaj hekura
Publik News

Pedagogu Goci: Kur të nisë ndërtimi i kullave, do vij i pari të çaj hekura

Pedagogu i gazetarisë dhe komunikimit, Ervin Goci ka thënë se do jetë ndër të parët që do shkojë e do çaj hekurat kur të nisë ndërtimi për Teatrin e ri, të cilin ai vetë e konsideron projekt kriminal.

Aktivisti Goci e ka cilësuar Ramën si një autokrat kamikaze, i cili ëstë gati të zhdukë zërin e qytetarëve.

“Unë shoh vetëm diçka. Kaq njerëz sa janë këtu, mund të futen dhe ta marrin lehtësisht atë sheshin aty. Ne nuk duam dhe s’kemi menduar kurrë për dhunë. Kam një apel për ata që do të duan shtypin qytetarët. Jam shumë i sigurt se në ditën e parë që do të nisin punimet, unë do të jem i pari këtu. Do vij të çaj hekurat. Do vijmë do të çajmë hekurat dhe nuk do të lejojmë që këtu të vendosin asnjë tullë të projektit kriminal që këta duan të vendosin me paratë e pista. Ne e dimë shumë mirë që këtu protesta mund të vazhdojë nëse do të ketë një bashkëpunim midis qytetarëve dhe partive politike që duan të mirën e Shqipërisë. Nuk ka alternativë tjetër. Pas kësaj, unë pres që institucionet të fillojnë të shikojnë drejtpërdrejtë hallet e njerëzve. Mos kini merak, kemi energji pafund. Këta janë shqiptarët që mund ta çojnë Shqipërinë përpara, jo ata fytyra të vrenjtura që godasin me thikë të pabesë. Reagimet e BE-së ishin në nivele skandaloze sepse ka ndodhur kthesa e madhe. Europa me Teatrin Kombëtar ka kuptuar se ka ushqyer një autokrat kamikaz i cili është gati të zhdukë zërin tonë. Prandaj ne kemi kauzën, sheshin qytetarët dhe gjithë ato iniciativa që luftojnë. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë”, tha Goci.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.