E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mos lejoni që Surrel Baba të dalë mbi Skënderbeun!
Publik News

Mos lejoni që Surrel Baba të dalë mbi Skënderbeun!

Na i shkulën liritë themelore në ’45 dhe ne heshtëm si lopë. Jetuam si të tilla 45 vjet. Tani banditët e qeverisë janë sulur serish si një tufë e etur piranjash mbi të drejtat njerëzore, mbi pronat publike, mbi themelet e kulturës e të gjuhës të cilat nuk na i rrëzuan dot as perandoritë. Sot ne heshtim përsëri duke ju ndihur tragjikisht barbarëve mavi dhe kauzës së tyre : përçudnimit të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Sot na vjen turp që ju nënshtruam komunizmit dhe lejuam etërit e pushtetarëve të sotëm ta shndërronim Shqipërinë në një kavie të pështirë e unike.

Nesër kur brezat të shohin se cfarë Shqipërie ju lamë, të turpëruarit e historisë do të jemi ne. Nesër do të jemi ne kaviet e yndyrosura, derrat e kënaqur e të rrumbullakosur që mbytëm me palat e barqeve lirinë dhe dinjitetin tonë. Mos lejoni që Surrel Baba të dalë mbi Skënderbeun, që Elisa Spiropali të njihet më shumë se Dora d’Istria, që Taulant Balla të dalë mbi Isuf Luzajn, që Ulsi Manja të dalë mbi kardinal Mikel Koliqin, që Gramoz Ruçi të mos njihet si vlerë mbi Osman Kazazin.

Dukuni o shqiptarë. Shikoni si reagojnë kombet e tjerë sapo ju cënohet e drejta më e vogël. Ngrihuni e luftoni me çdo mjet qeverinë mongole që ju fyen, ju tall, ju poshtëron, ju vjedh, ju rjep, ju ngulfat të tashmen dhe të ardhmen . Ngrihuni dhe vërtetoni që nuk jeni popull lopë. Përndryshe, historia do vjellë mbi ne e neveritur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.