Shembja e Teatrit/ Partia e Socialistëve Evropianë: Çështja të mos shfrytëzohet për qëllime politike, ndërtesa ishte e rrezikshme
PES (Partia e Socialisteve Evropiane), teksa thote se po ndjek me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në Tiranë për çështjen e Teatrit Kombëtar, apelon se kjo nuk duhet te shfrytezohet per qellime politike. 
Ne nje deklarate te bere, PES, shkruan se “Vendimi mbi fatin e kësaj ndërtese problematike ka qëndruar në duart e qeverive shqiptare për 22 vjet. Qeveria aktuale socialiste e Edi Ramës ka marrë përgjegjësinë dhe ka vepruar”.
Me tej, PES thekson se “është informuar se ndërtesa konsiderohej e rrezikshme nga ekspertët e sigurisë. Planet për ndërtimin e një teatri të ri modern janë në lëvizje, pas një seri konsultimesh publike dhe transparente”
Presidenti i PES Sergei Stanishev tha:
“Përdorimi i ceshtjes rreth ndërtesës së Teatrit Kombëtar, një pronë e bashkisë në Tiranë, për të përhapur ndarjen dhe polemikat midis qytetarëve shqiptarë është thellësisht shqetësuese. Kohët e fundit Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm në rrugën e saj drejt integrimit evropian, të cilin ne e mbështesim plotësisht. Përpjekjet e disa forcave politike për të shfrytëzuar këtë rast dhe për të inkurajuar përshkallëzimin e tensioneve nuk do të sjellin mirë as për artistët në Shqipëri, as për qytetarët”.
Në lidhje me të drejtat e qytetarëve për të demonstruar PES, kundërshton të gjitha nxitjet për të pushtuar prona publike dhe sabotim të punëve publike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



