E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Në tavolinën e punës kam një listë të zezë, me emra e data të atyre që kanë dhunuar aktivistët dhe qytetarët
Publik News

Basha: Në tavolinën e punës kam një listë të zezë, me emra e data të atyre që kanë dhunuar aktivistët dhe qytetarët

Lulzim Basha mbrëmjen e sotme ka qenë i ftuar në emisionin ‘Tempora’, përballë gazetares Sonila Meço dhe avokatit e aktivistit Adriatik Lapaj.

Ky i fundit e pyeti Bashën nëse do të fshinte procedimet penale që janë bërë në mënyrë të paligjshme për aktivistët e qytetarët shqiptarë, që janë proceduar pasi kanë dalë në protestë për të drejtat e tyre.

Basha përveç këtij zotimi, tha se gjithashtu do të dënonte dhe përgjegjësit e dhunës, të cilët i ka me emra në listën e zezë, përpara tavolinës së tij të punës.

Lapaj: A zotoheni ju zoti Basha, si lideri i opozitës dhe një pretendent për kryeministër, që të fshini të gjitha procedimet e paligjshme ndaj ayre që kanë protestuar për të drejtat e tyre, dhe janë dhunuar e trajtuar barbvarisht nga policia, e në fund janë proceduar, në mënyrë të paligjshme?

Basha: Unë kam disa dokumente që nuk ndahen nga tavolina ime e punës. Një prej tyre është lista e aktivistëve të opozitës që protestojnë për të drejtat e tyre. Krahas tyre janë edhe emrat e atyre prindërve e fëmijëve, 18 e nën 18 vjeç, që janë trajtuar barbarisht nga policia. Me datë e emra. Kam dhe një listë të zezë, që unë e quaj lista e dhunuesve. Gjithsecili prej tyre që ka marrë pjesë në këto dhunime, nuk do të harrohet dhe nuk do të falet. Do vihet përpara përgjegjësisë maja e kupolës, e deri në fund. Ajo që më kërkovë ti është shumë pak, sepse do ndëshkojmë edhe ata që janë përgjegjës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.