Një nga debatet që qarkullon sot më shumë në lidhje me atë ç’ka ndodhi ditën kur u prish teatri kombëtar, është edhe dhuna nga ana e policisë, ndaj aktorëve e aktivistëve.
Pamje filmike treguan jashtë sheshit të teatrit, përpara Ministrisë së Brendshme, forcat RENEA me automatikë në krah, teksa shoqëronin qytetarët. Ndërkohë kritikat kanë vërshuar mbi ministrin Sandër Lleshaj dhe Edi Ramën.
Pas kësaj, kreu i qeverisë e mohoi që RENEA të kishte shkuar aty për artistët, duke qenë se RENEA është repart asgjësimi. Ai tha se akuzat që RENEA e armatosur nxorri me forcë qytetarët, janë shpifje të turpshme, duke thënë se ishte aty për Ministrinë e Brendshme.
Ndërkohë ish-deputetja e PD-së, Oriola Pampuri, ka publikuar një video, ku duket qartë se forcat RENEA mësyjnë me armë brenda në teatër, dhe kapin një artiste dhe e nxjerrin me forcë.
Statusi i Pampurit
Ky eshte Edi Rama, kryeministri me personalitet te shumefishte.
Police te armatosur, te dhunshem, me urdher te ketij personazhi psikopatologjik ne krye te shtetit, i cili nga njera ane urdheron te dhunohen artiste, e qytetare te ndershem, nga ana tjeter, aktron e mohon gjithcka.
Vota e qytetareve do te jete fundi i tij.



