E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta i përgjigjet ambasadores amerikane: Jam i gatshëm për ballafaqim
Lajme

Meta i përgjigjet ambasadores amerikane: Jam i gatshëm për ballafaqim

Përgjigjet Presidenti Ilir Meta pas mesazhit të prerë të ambasadores amerikane e cila tha se po luhet e po bëhen pazare me reformën në drejtësi.

Pyetjes së drejtpërdrejtë nëse është ai që po negocion në kurriz të reformës në drejtësi, Meta iu përgjigj duke thënë se është i gatshëm për ballafaqim me aktorët politikë ndërsa vetë tha se nuk ishte një aktor politik por kreu i shtetit.

“Unë kam katër vjet që them stop lojërave në drejtësi, ambasadorja ka të drejtë se shohim vetëm lojëra dhe asnjë produkt serioz të kësaj reforme. Këtë e tregojnë kushtet e Shqipërisë nga BE, shikoni kushtet në 2016 dhe shikoni sa kushte janë tani dhe përse janë. Shqetësimi është i drejtë se aktorët politikë kanë luajtur me këtë çështje. Presidenti s’është aktor politik por kryetar shteti dhe ka qenë gjithnjë në krye të detyrës. Nuk ka surprizuar askënd, vendas e partnerë të huaj me veprimet e tij sepse gjithçkaa ka qenë e dokumentuar sa i takon zbatimit të reformës në drejtësi. Presidenti është i gatshëm të ballafaqohen aktorët për të parë se kush ka bërë e po bën lojëra me reformën. Unë nuk po negocioj asgjë veç këtyre pikave.

Do ta diskutoj këtë çështje. Ndoshta harrova ta diskutoj me ambasadorët. I informova për të gjitha paligjshmërisë. Do ti kërkoj BE hetim edhe për situatën në reformën në drejtësi. Si ishin ligjet dhe se si janë zbatuar dhe Ilir Meta është ballëlartë, sespe i ka bërë paralajmërimet me kohë, maskat e reformës kanë rënë tani  dhe përgjegjësinë ta mbajën ata që bëjnë lojëra para popullit shqiptar. Nga kjo përfiton vetëm një njeri…”, u shpreh Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.