E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadori italian flet për shembjen  e Teatrit Kombëtar: Pasuria kulturore duhet ruajtur, por vendimmarrja i takon qeverisë
Publik News

Ambasadori italian flet për shembjen e Teatrit Kombëtar: Pasuria kulturore duhet ruajtur, por vendimmarrja i takon qeverisë

Ambasadori i Italisë në Tiranë Fabrizio Bucci, ka thënë se pasuria kulturore dhe urbanistike, në këndvështrimin e përgjithshëm, duhet ruajtur.

Nga Gjirokastra, Bucci është shprehur se përsa i përket çështjes specifike të Teatrit Kombëtar, vendimi i takon qeverisë. Ambasadori nuk preferoi të ndërhynte për këtë çështje pasi siç tha për mediat, është e ndërlikuar dhe ka shkaktuar përplasje politike në vend.

“Është një çështje shumë delikate që ka krijuar një ekuivalencë të politikës së brendshme shumë të fortë. Në një farë kuptimi shkon përtej çështjes së prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Ne e kemi thënë gjithmonë dhe në vitet e shkuara që vlerat, pasuria kulturore, urbanistike është e rëndësishme dhe duhet ruajtur, nga një këndvështrim shumë i përgjithshëm. Përsa i përket çështjes specifike të teatrit mund të flasim edhe më vonë. Është një vendim që i përket autoriteteve shqiptare për tu marrë, është një vendim klasik që i takon qeverisë shqiptare. Përsëris atë që kemi thënë gjithmonë dhe e kemi demonstruar me fakte, ne e kemi shumë përzemër ruajtjen e pasurisë artistike.

Në fushën e kulturës ne kemi qenë shumë aktivë dhe vazhdojmë të jemi aktivë. Për shembull, me rastin e konferencës së donatorëve në shkurt, donatorë që kanë bërë bashkë kontrubute për rindertimin në Shqipëri, Italia ka qenë dhuruesi kryesor me 91 milion euro. Një pjesë e këtyre fondeve do shkojnë për të rikonstruktuar pasurinë kulturore të dëmtuar nga tërmeti. Është një çështje shumë e ndërlikuar  nga këndvështrimi juridik, procedurial dhe politik. Unë nuk dua të hyj në detaje sepse është një çështje shumë e ndërlikuar, aq më shumë që ka shkaktuar përplasje politike. Italia ka qenë gjithmonë e impenjuar në ruajtjen e pasurisë. Kemi lënë dëshmi të rëndësishme në Shqipëri dhe Tiranë. Ky ka qenë objektivi ynë, të japim një kontribut, do ta vazhdojmë ta bëjmë. Sepse ruajtja e pasurisë kulturore mbetet e rëndësishme për ne”, është shprehur Ambasadori i Italisë në Tiranë Fabrizio Bucci.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.