Prokuroria thërret në pyetje 3 specialistët, që firmosen për prishjen e Teatrit Kombëtar
Prokuroria e Tiranës ka thirrur në pyetje 3 specialistët që përpiluan akt-ekspertizën se godina e Teatrit Kombëtar duhej shembur.
Në prokurori ata janë pyetur në lidhje me faktet dhe arsyet e kësaj akt-ekspertize.
Sakaq bëjmë me dije se më herët 3 specialistët u kallëzuan në Prokurorinë e Tiranës nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Kujtojmë se Teatri është shembur në datë 17 maj, të dielën në orën 04:30 të mëngjesit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



