“Udhëkryqi i Opozitës”, ka qenë tema e emisionit të Eni Vasilit që ka shkaktuar debate e përplasje mes analistëve e përfaqësuesve të partive opozitare.
Ka qenë analisti Neritan Sejamini ai që ka ndezur debatin me nënkryetarin e LSI Petrit Vasili, duke thënë se njerëzit janë lodhur duke parë të njëjtët persona në 10 reforma. “Mbase je lodhur ti”, i tha Vasili analistit Sejamini, ndërsa ky i fundit e pyeti nëse do të jepte dorëheqjen nëse dështonte.
Pjesë nga debati:
Sejamini: Çfarë do të ndodhë nëse jepni dorëheqjen?
Vasili: Nuk kam pse jap dorëheqjen unë.
Sejamini: Njerëzit janë lodhur. Janë të njëjtit persona në 10 reforma. A do jepnin dorëheqjen?
Vasili: Mbase je lodhur ti.
Sajemini: Ka lider kombesh që kanë dhënë dorëheqjen. Unë ju besoj ju, por po dështuat duhet të jepni dorëheqjen.
Vasili: Neritan edhe ti ke eksperiencë në politikë.
Sejamini: Kam eksperiencë, dështova dhe u tërhoqa.
Vasili: Nuk ke ardhur sot në Shqipëri, po të kishe ardhur sot do të flisja ndryshe.
Sejamini: Unë e kam kundërshtuar dhe them që kush do që është marrë me reformën në drejtësi duhet të dorëhiqet.
Vasili: Unë e kam kundërshtuar kur isha dhe në qeveri dhe kjo nuk është e lehtë.



