E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon drejtoresha e KE për Ballkanin: Po punojnë detajet e fundit të dokumenteve
Publik News

Reagon drejtoresha e KE për Ballkanin: Po punojnë detajet e fundit të dokumenteve

Genoveva Ruiz Calavera, Drejtore për Ballkanin Perëndimor në KE, i ka pohuar sot institucioneve të Bashkimit Europian se “jemi duke punuar për detajet e fundit të dokumenteve të rëndësishme, që përcaktojnë kornizën në të cilën do të zhvillohen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për pranimin e tyre në BE.”

Calavera i është përgjigjur kësisoj në Twitter, Ana Pisonero-s, Zëdhënëses për Partneritetin Ndërkombëtar në KE, e cila më herët kishte përcjellë një mesazh të Komisionerit Varhelyi për dy shtetet që janë në pritje të çeljes .

Pisonero kishte njoftuar se: “Komisioneri Oliver Varhelyi  tha se Komisioni Europian do të paraqesë kornizat e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Këshillin e BE në qershor, me shumë shpresë javën e ardhshme.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.