E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Andi Çeliku, Relator në çështjen e Tom Doshit, lë detyrën anëtari i Gjykatës së Lartë
Uncategorized

Andi Çeliku, Relator në çështjen e Tom Doshit, lë detyrën anëtari i Gjykatës së Lartë

Relator në çështjen e Tom Doshit, lë detyrën anëtari i Gjykatës së Lartë
Anëtari i Gjykatës së Lartë, Andi Çeliku ka bërë dorëzimin e detyrës, pas mbarimit të mandatit. Çeliku së fundmi ishte edhe relator në çështjen e deputetit Tom Doshi.

NJOFTIMI: Në zbatim të detyrimeve kushtetuese, Kryetari i Gjykatës së Lartë, me datë 29.06.2017, thirri mbledhjen e trupës së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, në të cilën kërkoi deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarëve Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj, Arjana Fullani dhe Andi Çeliku. Kryetari i Gjykatës së Lartë, me shkresën nr. 2859 datë 30.06.2017, ka njoftuar Presidentin e Republikës, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për vendimmarrjen e trupës gjyqësore të Gjykatës së Lartë lidhur me mbarimin e mandatit të këtyre gjyqtarëve, duke theksuar se, sipas ndryshimeve të reja kushtetuese, dhe konkretisht pikës 5 të nenit 136 të Kushtetutës, gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit. Ndërkohë, katër prej gjyqtarëve të sipërpërmendur i kanë paraqitur Kryetarit të Gjykatës së Lartë, përkatësisht në datat 28.07.2017 dhe 31.07.2017, në mënyrë individuale, një shkresë më anë të së cilës njoftojnë dorëzimin e detyrës si anëtarë të Gjykatës së Lartë për shkak të mbarimit të mandatit. Sot më datë 06.10.2017, me të njëjtat argumenta Z. Andi Çeliku i paraqiti Kryetarit të Gjykatës së Lartë shkresën më anë të së cilës njofton dorëzimin e detyrës si anëtar i Gjykatës së Lartë. Lidhur me dorëzimin e detyrës nga ky gjyqtar, Kryetari i Gjykatës së Lartë, po sot, njoftoi edhe Presidentin e Republikës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.