E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Covid-19 në Shqipëri/ Ja tre qytetet me raste të reja të infektuarish
Publik News

Covid-19 në Shqipëri/ Ja tre qytetet me raste të reja të infektuarish

Vijon në rritje numri i rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri, ku në 24 orët e fundit nga 291 testime janë konfirmuar 44 raste pozitiv.

Sipas ministrisë, harta e përhapjes është me 22 raste në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 rast në Vlorë, Elbasan.

Mësohet se rastet e reja të konfirmuara sot janë kontakte të rasteve pozitive.

Por ajo që është me rëndësi është se ka edhe shume raste të reja që janë në hetim në Shkodër, Elbasan, Vlorë.

 

Nga 40 personel shëndetësor të testuar kanë rezultuar pozitivë 9 prej tyre, të gjitha kontakte.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 21 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve mbi 1 mijë që nga fillimi i epidemisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.