E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: E kemi objektiv politik votën e emigrantēve, votimi me postë më i munduri, por është herët për të qenë i realizueshëm
Publik News

Rama: E kemi objektiv politik votën e emigrantēve, votimi me postë më i munduri, por është herët për të qenë i realizueshëm

Kryeministri Edi Rama, në një mbledhje online me Këshillin Koordinues të Diasporës për të diskutuar ecurinë dhe mundësinë e votimit të emigrantëve, tha se kjo është një objektiv dhe angazhim i qeverisë, por që nuk është një proces i thjeshtë për t’u realizuar.

Rama tha se votimi me postë është një mundësi e mirë, por është një proces që kërkon kohë. Ai tha se po shihet edhe mundësia e një projekti pilot elektronik.

“Ulja në tryezë për këtë reformë është bërë me vonesë. Në kushte specifike. Ministri është marrë për një kohë të gjatë me studimin dhe analizën e metodave për votimin nga jashtë. Por për arsye të konfliktit politik, e kemi përjashtuaar votimin nëpër konsulata e ambasada. Edhe pse mund të ishte plotësisht i realizueshëm. Por ka raste që qytetarët nuk e kanë në distancë të afër ambasadën apo konsulatën, njësoj si të vinin vetë në Shqipëri. Por ne i kemi lënë si të vetme mundësi votimin me postë. Por ky është një proces që kërkon kohë. Nuk kemi humbur kohë nga pikpamja e kuadrit ligjor dhe infrastrukturës. Opozita në parlament e ka këtë kërkesë shumë instituese, ne e kemi një objektiv, angazhim politik të programuar. Jemi duke punuar për një opsion elektronik për t’u regjistruar, jo për të votuar. Jemi ende herët sot që të themi me siguri që jemi në kushtet që mund të realizohet. Sidoqoftë, kam besim se si në një mënyrë edhe një tjetër, ose me anë të një projekti pilot, mund të realizohet së shpejti”, tha Rama.

gjiknuri

Gjiknuri sqaroi po ashtu se llogaritja e rezultatit do të bëhet vetëm për Qarkun e Tiranës, duke argumentuar se kështu  funksionin mënyra e regjistrit unik të gjendjes civile.

“Reforma Zgjedhore u zhvillua në një kontekst të vështirë politik, vinim nga një situatë kur në opozitën jashtëparlamentarë dialogu ka qenë totalisht i munguar dhe mosbesimi i lartë. Kjo çështje dhe ajo e votës së emigrantëve duhet trajtuar me shumë kujdes. Megjithatë morëm përsipër që çështjen e votës së emigrantëve, ta përfshimë në një mënyrë që ajo të bëhet e mundur.

Nisur nga konteksti aktual që parashikon dhe legjislacioni në fuqi, që votimi i emigrantëve do kryhet vetëm nëpërmjet një regjistri paraprak, ku emigrantët të kenë dhënë adresat e tyre, dhe qeveria miratoi një ligj në  2016 dhe tashmë infrastruktura është gati. Duke patur parasysh këtë dhe se si gjenerojmë listën e zgjedhjeve, vendosëm që në Kodin Zgjedhor, votimi me postë, ose nëpërmjet postave elektronike, vendosëm që këtë proces t’ja delegojmë KQA. Çdo emigrant që është regjistruar në një regjistër, automatikisht do të gjenerohet në listën e zgjedhësve dhe më pas nëpërmjet një akti të KQZ do ketë mundësi që këtë votë nëpërmjet postës ta hedhë.  

E drejta është sanksionuar, duhet që emigranti me banim jashtë vendit duhet të jetë regjistruar në regjistrin e gjendjes civile, infrastruktura është gati dhe elementi që kemi vendosur është që vota do të llogaritet në qarkun e  Tiranës për arsye sepse ashtu funksionin mënyra e regjistrit unik të gjendjes civile. Emigrantët e regjistruar dalin në një listë unike dhe ne menduam që kjo votë të shkojë në qarkun e Tiranës. Për zgjedhjet e para numri mund të jetë i vogël, por nëse do të mund ta aplikojmë në këto zgjedhje me një numër të vogël do të nxjerrim mësimet tona dhe më pas të shtrihet dhe të hapet diskutimi Kushtetues nëse emigrantët duhet ët kenë zonë më vete apo jo. Menduam që meqenëse është listë unike, vota  e tyre të llogaritet në qarkun e Tiranës që ka më shumë mandate”, tha Gjiknuri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.