E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Turistët të zhgënjyer me pushimet në Shqipëri, paguan për ‘all inclusive’ por duhet të fusësh dorën në xhep gjatë gjithë kohës
Publik News

Turistët të zhgënjyer me pushimet në Shqipëri, paguan për ‘all inclusive’ por duhet të fusësh dorën në xhep gjatë gjithë kohës

Kjo është mundësia e artë për shërbimet vendase të hoteleri-turizmit për të na treguar të gjithëve se në Shqipëri mund të bëhen pushime që çke me të.

Mirëpo duket se këtë mundësi jo të gjithë po e shfrytëzojnë siç duhet.

Një pushues nga Kosova shkruan i shqetësuar se kishte planifikuar 10 ditë pushime me familjen por sot pas 3 ditësh po largohet.

“Duhet me dhënë 1 400 lekë shezlloni dhe 20 euro detyrim kapar me hanger drekën. E unë po paguaj më lirë banesën”, thotë ai teksa shton: “S’e di këto rregulla ai i ka vendos bashkia apo shteti shqiptar se me këto rregulla po shkatërrohet turizmi”.

Por nuk është ky turist nga Kosova i vetmi që ankohet, shkruan newsbomb.al

Të tjerë janë ankuar për “ngatërrimin” e konceptit “All Inclusive” që kanë resortet e hotelet tona.

Ti paguan një shumë të vendosur nga resorti duke menduar se i ke mbyllur “punët” me pagesën por në fakt, sapo ke filluar.

Për gjithçka të duhet të fusësh dorën në xhep: Nga kafja, uji, dreka, darka etj. Praktikisht ha vetëm mëngjes me ato që ke paguar pasi “all inclusive”, disa shërbime hoteliere konsiderojnë “Akomodimin, parkingun, wi-fi falas dhe përdorimin e peshqirëve”.

Nëse do të pushosh qoftë edhe një fundjavë në vendin tonë, duke llogaritur karburantin e makinës megjithë trafikun “bonus”, 2-3 orë… të duhet të paguash 300 mijë lekë. Pra në rastin më të mirë sa dy javë punë, e në rastin më të keq sa e gjithë rroga e një muaji.

Të punosh gjithë muajin për të pushuar 2 ditë dhe në fund të mos kesh me çfarë të mbyllësh muajin? Ky është turizmi?!

Këto janë kohë të vështira për të gjithë ndaj siç i kërkohet mjekëve, infermierëve, shoferëve, furnitorëve e gjithkujt tjetër që është në krye të detyrës solidarizim, ashtu duhet t’u kërkohet edhe ‘bossëve’ të turizimit.

Sepse pushimet nuk janë çështje luksi, janë nevojë, gjendje shpirtërore e mendore.

Ndaj është koha që industria e turizmit t’i ndryshojë përgjithmonë fytyrën turizmit në Shqipëri, përndryshe, kur e gjitha kjo të kalojë, mos prisni këmbë turisti shqiptar t’ju shkelë. Turqia është vetëm 1 orë larg me avion. Paguan njëherë dhe pastaj edhe sikur vetëm me rrobat e banjos të shkosh, nuk ka asnjë problem. Nuk të duhet të paguash për asgjë tjetër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.