E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse vlerësohet, por nuk dëgjohet Elez Biberaj
Publik News

Pse vlerësohet, por nuk dëgjohet Elez Biberaj

ILIR DEMALIA Ilir-Demaliaj-SHBA

Në emërimin e zotit Elez Biberaj si drejtor i përgjithshëm i VOA-s, një rrjet i tërë social, politikanë, gazetarë, analistë, njerëz të thjeshtë vërshuan me urime për këtë detyrë te re dhe të rëndësishme jo vetëm për institucionin e VOA-s dhe Biberajn, por edhe për shqiptarët, pasi, pas humbjes së Eliot Engel si kongresmen prej 30 vitesh dhe vitet e fundit si kryetar i Komitetit për Çështjet e Marrëdhënieve me Jashtë në Kongres dhe si mbrojtës e zë i fuqishëm në mbrojtje të çështjes shqiptare prej 30 vjetësh, Elez Biberaj ngelet i vetmi zë shqiptar në një detyrë mjaft të rëndësishme në administratën amerikane, që do të ketë ndikim për çështjen shqiptare.

Elez Biberaj, si gjithmonë me një modesti që e ka udhëhequr në jetën dhe punën e tij, me seriozitetin dhe përkushtimin për Amerikën, por edhe vendin e tij Shqipërinë, duke filluar që nga viti 1986, ku zëri i Biberajt, me analizat dhe intervistat përtej oqeanit, u jepte kurajë dhe u ngjallte shpresë atyre shqiptarëve që kishin etjen për liri dhe nuk ishin brainwash-izuar si pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare në atë kohë, jepte mesazhe të fuqishme nëpërmjet “Zërit të Amerikës” me analiza dhe intervista. Biberaj ka artikuj, libra për çështjen shqiptare duke operuar me shumë stil dhe etikë defektet dhe punët e mbrapshta të politikës, medias, shoqërisë shqiptare për mosndërgjegjen për kombin e atdheun, duke dhënë paralajmërime për situatën ku gjendet Shqipëria dhe Kosova dhe duke dhënë orientime për masat që duhet të marrin politika, media, shoqëria.

Studimi i Biberajt, “Kosova Fuçi baroti”, është aktuale edhe sot pas 30 vjetësh për gjendjen që po kalon Kosova sot. Librat “Shqipëria në tranzicion”, “Shqipëria dhe shqiptarët në udhën e rimëkëmbjes” janë analiza historike, sociale, politike, parë nga një sy vëzhgues i ftohtë dhe profesional që i vjen nga formimi i tij dhe nga dashuria për vendin e tij, ku këto të dyja i ka balancuar shumë mirë pa rënë pre e pasioneve të të qenit shqiptar. Për kohën që analizon Biberaj në librat e studimet e tij, ngelen pasqyrë e reflektuese dhe sot, se përse Shqipëria dhe shqiptarët nuk po janë gjendje të ndërtojnë demokraci, shtet funksional me pavarësi institucionesh dhe shtet të së drejtës për të krijuar prosperitet ekonomik për shqiptarët.

Deri më sot nuk ka pasur një book-review për librat e dr. Elez Biberajt nga politikanë, analistë, politologë. Nuk studiohen apo të jenë futur në programet shkollore librat e tij. Kjo, sepse Elez Biberaj udhëhiqet dhe ka aleat të vërtetën dhe integritetin e tij profesional dhe jo tarafet apo krahinorizmat folklorike dhe dajret dhe tupanët urimorë si aheng tallavaje e politikës, medias dhe shoqërisë shqiptare në përgjithësi.

Fjalimi i Elez Biberajt në 6 prill 2019 me rastin e 110-vjetorit të Vatrës, por që nuk kishte asnjë lidhje me Vatrën, por me situatën e rëndë që gjendej Shqipëria dhe Kosova, ku Biberaj u bie fort kambanave dhe sirenave për gjendjen e rëndë në të dyja anët e kufirit shqiptar-shqiptar. Të shurdhuarit nuk kishin veshë për të dëgjuar dhe nuk po dëgjojnë. Dhe ja ku jemi pas një paralajmërimit të fuqishëm të Biberajt, si në Shqipëri dhe Kosovë!! Nuk mësojnë dhe ndryshojnë gjendjen shqiptarët duke i bërë urime folklorike dhe lokaliste Biberajt, i cili nuk ka nevojë për ato. Duke lexuar dhe aplikuar studimet e tij, ndoshta do të ndryshonim diçka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.