E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri: Pjesë të fitores së Integrimit Europian do doja të kisha edhe Lulzim Bashën
Publik News

Kryeministri: Pjesë të fitores së Integrimit Europian do doja të kisha edhe Lulzim Bashën

Kryeministri Edi Rama është shprehur se do të donte që pjesë të fitores së integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian të kishte edhe Partinë Demokratike.

Kjo ka lënë të kuptohet që mund të ketë një koalicion paszgjedhor PS-PD, megjithëse në këtë situatë politike duket e pamundur.

Rama është shprehur se është i gatshëm të diskutojë cdo ndryshim të mundshëm që ëkrkojnë partitë politike, por i ka mëshuar faktit që nuk do të ndryshohet asnjë amendament i marrëveshjes së 5 qershorit.

“PS nuk ka asnjë lloj qëllimi tjetër përvecse të përmirësojë Shqipërinë dhe të japë sa më shumë shanse dhe të drejta ta barabarta njerëzve. Unë di shumë nga ato që njëri thotë këtej e njëri andej, nuk ka asnjë pazar. Kemi detyrimin të mbrojmë interesat e vendit dhe të bëjmë të pamundurën që të gjitha forcat që përfaqësojnë njerëzit të mos ndihen të kërcënuar.

Opozita parlamentare ndjehet e kërcënuar tnga numërimi partiak, por kjo është marrëveshje  ebërë më opozitën jashtë parlamentit. Opozita jashtë parlamentit ndjehet e kërcënuar nga hapja e listave, por nuk mund të marritn të gjitha. Por PS ka vetëm një dëshirë, që të gjithë të tjerët të marrin sa më shumë nga ajo që kërkojnë”, tha Rama.

Për sa i përket deklaratave të ambasadores Kim apo Komisionerit Varhelyi, Rama është shprehur:

“Kjo është një arsye për të kuptuar që PS është një qënie me sy e veshë hapur nga të 4 anët, që dëgjon, arsyeton dhe vendos, por edhe që ndryshon. Nuk e kemi patur kauzë listat e hapura dhe nuk kemi patur arsye, pasi në asnjë vend nuk ka qenë kauzë e partive të mëdha. Jatë vitit të fundit ka ndodhur një ndryshim edhe si rezultat i presionit të opozitës arlamentare duke folur për listat e hapura.

Për ne ka qenë e qartë, nuk kemi problem të diskutojmë edhe cështje të sistemit, edhe mazhoritarin e Bashës,edhe minoritarin e Hajdarit, por fillimisht duhet të bëjmë Kodin. Unë kam admirim për angazhimin dhe këmbënguljen e ambasadores së SHBA dhe gjithë miqve të tjerë, për të realizuar atë marrëveshje. Më ka ardhur shumë keq dhe është hera e fudnit që një marrëveshje mes forcave politike bëhet në një ambasadë dhe me të huaj por ka qenë e domosdoshme, dhe ne nuk do të mbajmë peng marrëveshjen.

I kuptoj miqtë e huaj që nuk e dinë procesin, por nuk kuptoj ultimatumet e PD që thonë “kalojeni sot”. Ajo marrëveshje është në procedurë, ashtu si nisma tjetër. Kemi dhe një sezon tjetër politik. Nëse e marrim si vit kalendarik ne nuk duhet të votojmë asgjë. Nëse viti përdoret si referencë duhet të përdoret në të gjitha. Mirëkuptoj shqetsimin dhe adresimi është korrekt dhe kaq korrekte është përgjija e PS, marëveshja e 5 qershorit nuk preket.

Nëse kalojmë në Kuvend Kodin dhe do të dalë një kërkesë që mungon apo është tjetërsuar atëherë le të na e thonë, por nukmund të ndalohet asnjë të shkojë përtej asaj kornize, jo për të bërë Edi Ramën mbret, por për shqiptarët” u shpreh ai.

Mund të krijojë një krizë politike sërish marrëveshja me opozitën parlamentare për listat e hapura?

“Është e qartë që unë nuk punoj që PS të humbë. Uë jam I gatshm ta bëj PD dhe Bashën pjesë të fitores, por nuk jami gatshëm të punoj që të bëjmë gjithcka që të humbasim, por ky nuk është ndryshim I rregullave të lojës. Ky është ndryshim që fut qytetarët në lojë më shumë sec janë deri sot. Kush kërkon alib për të krijuar situate konflikti e kemi parë në 30 vite histori që nuk e ka zor të gjejë alibi. Ndonjëherë krijohet ideja që kush bërtet më shumë apo kush betohet më shumë se do vrasë veten paska më shumë të drejtë të trajtohet më mirë. Kemi lëshuar gjithcka në 5 qershor. Kurrë nuk do të pranoja unë që administarta zgjedhore të jeteë politike. Ishte pengesa e madhe për të realizuar marrëveshjen. Ju shihni një opozitë, unë shoh dy. Ata jashtë parlamentit duhet t’I pengojmë të vrasin veten” tha kryeministri.

A ka mundësi një koalicion paszgjedhor me PD?

“Kush është fitorja ime? Që Shqipëria të vazhdojë të bëhet më e mirë dhe të ecë më shpejt në rrugën e integrimit të BE dhe pjesë të kësaj fitoreje do doja të kisha Lulzim Bashën në PD por dhe gjithë të tjerët, nuk diskutohet”, përfudnoi Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.