E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia zbardh ngjarjen: 5 të rinjtë romë po ziheshin, viktima u godit me sende te forta (EMRAT-DETAJE)
Publik News

Policia zbardh ngjarjen: 5 të rinjtë romë po ziheshin, viktima u godit me sende te forta (EMRAT-DETAJE)

Gjergji Almasi, 35 vjeçari që u gjet i pajetë dje në lagjen “Zinxhiria” në Gjirokastër ka ndërruar jetë si pasojë e një goditjeve me mjete të forta.

Sipas Policisë, i akuzuari kryesor për vrasjen e 35 vjeçarit rom është Pariz Xhihani, edhe ky pjesë e komunitetit rom, ndërsa akuzohen për mos kallëzim krimi dhe tre persona të tjerë. Kamerat e një shkolle në lagjen “Zinxhiria” të qytetit që kanë filmuar momentin kur pesë të rinjtë kanë qenë duke u zënë me njëri-tjetrin.

Në sherr e sipër, i dyshuari kryesor për vrasjen e Gjergji Almasit, Pariz Xhihani, e ka shtyrë viktimën dhe në moment ai është rrëzuar në tokë duke ndërruar jetë menjëherë.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Pariz Xhihani 23 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin Gj. A., duke i shkaktuar vdekjen”, njofton Policia.

Për mos kallëzim krimi akuzohen Niko Xhihani, Andon Ahmeti dhe Vasil Mehmeti.

Gjirokastër

Zbardhet në kohë rekord ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 15.07.2020, në lagjen “Zinxhira”, ku humbi jetën 35-vjeçari Gj. A.

Kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari, autori i ngjarjes.

Arrestohet dhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi, si dhe procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër, ku pas një konflikti të çastit mes dy shtetasve humbi jetën shtetasi Gj. A., 35 vjeç, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.

Falë punës së mirorganizuar hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, kapja dhe shoqërimi i tij në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Xh., 23 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin Gj. A., duke i shkaktuar vdekjen.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 18 vjeç, si dhe u proceduan penalisht shtetasit N. Xh., 16 vjeç dhe V. M., 14 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira” , për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi kanë qenë të pranishëm në momentet që ka ndodhur krimi dhe nuk e kanë kallëzuar atë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.