E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manastirliu publikon PAMJET E RËNDA nga Infektivi, pacientja rënkon në shtrat: Ooo vdiqaa, oo nëna ime
Publik News

Manastirliu publikon PAMJET E RËNDA nga Infektivi, pacientja rënkon në shtrat: Ooo vdiqaa, oo nëna ime

Pamje nga Infektivi, te publikuara nga ministrja Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu publikon videon me pamje të rënda nga spitali Infektiv, ku janë të shtruar pacientët e konfirmuar pozitivë me Covid-19.

Në video shfaqen duke rënkuar disa pacientë të intubuar dhe me maska oksigjeni. Një prej pacientëve, me aq sa mund të dallohet, një grua në moshë rënkon nga dhimbjet. Ndërkohë, në video duken dhe mjekët dhe infermierët që vrapojnë për të dhënë ndihmën e tyre.

“SPITALI INFEKTIV PA KOMENT! Lutemi #VendoseniMaskën. Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të njerëzve tuaj më të dashur”, shkruan ministrja dhe publikon pamjet e rënda nga Spitali.

VIDEO:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.