E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush do të jetë kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit që do hetojë zyrtarët e korruptuar
Publik News

Kush do të jetë kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit që do hetojë zyrtarët e korruptuar

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) do të shpallë sot fituesin për kreun e BKH-së, mes katër emrave të kandidatëve që kanë arritur deri në fazën finale.

Aida Hajnaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj, janë katër emrat që kanë arritur deri në fazën finale për tu përzgjedhur si drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të katërt me formim policor. Drejtuesi i SPAK Arben Kraja do të lajmërojë sot se cili do të jetë fituesi dhe më pas emri i tij do t’i dërgohet KLP-së për votimin përfundimtar.

BKH është një njësi e specializuar e policisë gjyqësore që heton veprat penale nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçe, sikurse autorizohet në ligjin për SPAK-un, 2016. Një skuadër prokurorësh të posaçëm do të punojnë së bashku që në mënyrë proaktive hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë qeveritarë dhe të tjerë që dyshohen që janë të përfshirë në vepra penale në lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.