Rama i ‘frikësuar’ pas infektimit të Veliajt me Covid: Ishalla s’ma ka lënë mua stafetën
Kryeministri Edi Rama i ka uruar shërim të shpejtë kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili është infektuar me Covid.
Gjatë turit të tij në Lezhë, ku ka inspektuar zona të ndryshme të qytetit, Rama shtoi se e ka ruajtur distancën me Veliajn, por duke qeshur thotë “ishalla s’ma ka lënë mua stafetën”.
“Distancë në ambientet e jashtme dhe maskat në ambientet e brendshme dhe jeni në rregull. Edhe Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishallah po e kalon lehtë ai dhe s’ma ka lënë mua stafetën”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



