Opozita e Bashkuar: Gjiknuri iku nga tavolina dhe nuk dha asnjë argument
Përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashki dhe ai i LSI-së Petrit Vasili, kanë folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, 5 orë në Pallatin e Kongreseve.
Bylykbashi tha se propozimi i tyre ishte i qartë: hapje 100% e listave dhe jo ndryshime të njëanshme, teksa theksoi se PS i ka refuzuar pa asnjë argument, me bindjen se zgjedhjet e ardhshme do fitojnë në tavolinë.
Në një linjë me kolegun e tij ishte dhe Petrit Vasili, i cili tha se Gjiknuri ishte ai që u largua nga tryeza.
Nënkryetari i LSI-së u shpreh i vendosur se Rama është i humbur në zgjedhjet e ardhshme dhe se këto janë veprimet e tij të fundit, që siç i quajti Vasili, janë të dëshpëruara.
Bylykbashi: Sot për gati 5 orë, pas një propozimi që bëmë, me dhënien mundësi që të hapen listat 100%, një propozim për konsensus, jemi ndeshur për gjithë këto orë me refuzimin konstant të PS. Propozimi ynë garanton atë që duan njerëzit. Kemi kërkuar motivet e refuzimit dhe PS, por ka refuzuar të japë arsyen pse nuk ndalet nga ndryshimi i njëanshëm i kushtetutës. Ka për qëllim të ndryshojë rregullat e lojës, duan fitore në tavolinë. Ne u treguam të gatshëm që procesi i reformës zgjedhore të përmbyllet në bazë të marrëveshjes së 5 qershorit. Nuk ka asnjë rekomandim të OSBE që të hiqen koalicionet se janë problem. Propozimi ynë ka qenë shumë i qartë, shumë i thjeshtë, lista 100% të hapura. Çdo gjë që do të bëhej në funksion të saj, do të ishte 100% kompakte. Ne s’kemi kërkuar as ndryshim zonash zgjedhore, as ndryshim koalicionesh asgjë.
Vasili: Desha të ndaj me ju që në 5 orë debat, PS paraqitën zero argumente në kuadër të asaj që duan të ndryshojnë. Këto përpëlitje 5 orë dhe ikje nga tavolina e Gjiknurit, dhe që tha se edhe po të kishte reflektim do e diskutonim nesër, por ne jemi dhe kemi qenë gjithmonë të gatshëm. Por argumenti ishte vetëm një, të heqim koalicionet. Me shpresën se do fitohen zgjedhjet në tavolinë. Ata duan të bëjnë ndryshime të njëanshme. Kjo është një atentat kushtetues. Edi Rama ka llogjikën dhe iluzionin që me këto copa buke peshku, do të mund të ndali një uragan të pandalshëm. Ai e pranon publikisht se është i humbur, dhe po bën gjithçka, por çdo veprim është veprim i dështuar. Ne përfaqësojmë një shumicë shqiptarësh. Pra përballë janë: ndryshime të njëanshme, dhe 5 qershori si një marrëveshje madhore e konsensusit të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët. Këto ndryshime po e çojnë Shqipërinë në izolim.
Gjiknuri tha se nesër Parlamenti do të vijojë me axhendën, duke theksuar se ndryshimet kushtetuese nuk prekin hapjen e listave, por nuk tha se nuk prekin koalicionet.
“Asgjë e re nga qendrimet e tyre. Ata kanë të njejtin qëllim, të bllokojnë procesin e mitartimit të ndryshimeve kushtetuese. Edhe skenari që do rrimë me orë të tëra për ta gjetur kompromis, është sajesë. Duan të sabotojnë këtë proces që ka nisur. Ndryshimet kushtetuese nuk pengojnë hapjen 100% të listave dhe koalicioneve. Ne i qendrojmë atyre që kemi thënë. Kuvendi është legjitim për të bërë ndryshimet kushtetuese, dhe jemi gati që të respektojmë marrëveshjen e 5 qershorit. Fatkeqësia është që ata nuk po gjejnë një vend për të mbajtur atë koalicion, që tjetërsojnë dhe marrin votat e partive të vogla. Nëse PD kërkon takim dhe vjen me këtë qendrim, është e kotë. Ne jemi dakord të marrim modelin e koalicioneve të Letonisë dhe Holandës, hajde t’i përkthejmë. Ama të mos gjesh asnjë model, dhe të heqësh dorë nga modelet që vetë propozon, i bie që e ke të mbështetur në rërë atë që pretendon. Hapja e listave të kandidatëve, automatikisht sjell ndryshim dhe modifikim në mënyrën se si bëhet koalicion. Le ta gjejnë nëse ka një model të tillë, që ka sistem proporcional me lista të hapura dhe koalicione siç duan këta. Le ta gjejnë. Gjejeni dhe ju. Nesër parlamenti ka një axhendë. O e rrëzon me votë ose asnjë nuk bën amendime në momentin e fundit”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



