E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e Florian Lamçes pas sherrit me shishe në lokal, zbadhet dëshmia e njërit autor: Florin e kam shok, jam i shokuar!
Lajme

Vrasja e Florian Lamçes pas sherrit me shishe në lokal, zbadhet dëshmia e njërit autor: Florin e kam shok, jam i shokuar!

 

Është zbardhur dëshmia e njërit prej të arrestuarve për vrasjen makabre të të riut Florian Lamçe, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në qendër të qytetit të Elbasanit, në afërsi të muzeut etnografik pranë lokal ‘Piazza’.

Zbardhet dëshmia e Sokol Sanxhaktari, që u arrestua një ditë më parë, si njëri prej autorëve të krimit. Ai ka deklaruar se viktimën e ka shok dhe se dje kanë pirë shumë pije, ndërsa shton se pas një debati nuk e kujton pse janë konfliktuar.

“Florin e kam shok. U takuam pasdite dhe kemi qene ne disa lokale. Ne darke u ulem me Ardianon dhe me Florianin tek lokal piazza dhe kemi pire shume pije te ndryshme. Nuk e kujtoj as si nisi debati dhe as pse me qelloi dhe e qellova. Jam i shokuar. Nuk e di si ka ndodhur. Ne jemi miq”, mësohet të ketë thënë ai.

Bashkë me Sanxhaktarin dhe viktimën, në lokal ka qenë edhe shoku i tij Adriano Hajdari, i cili po ashtu është arrestuar.

Sipas policisë, konflikti ka nisur për motive të dobëta, ndërsa ata ishin në gjendje të dehur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.