Burrel, 29 vjeçari përplas me makinë këmbësorin dhe i merr jetën
Një person ka ndërruar jetë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Burrel, si pasojë e një aksidenti me makinë.
Sipas Policisë, rreth orës 21.50 në qytetin e Burrelit, shtetasi A. D., 29 vjeç duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasin D.D., (këmbësor), ku për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit ndodhet ne Komisariat për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, grupi i hetimit ka shkuar menjëherë në vendngjarje pas aksidentit dhe ka mbledhur provat e nevojshme për zbardhjen e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



