E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidentoi për vdekje një person dhe ia mbathi, 20-vjeçari lëvizte me makinë me qira
Publik News

Aksidentoi për vdekje një person dhe ia mbathi, 20-vjeçari lëvizte me makinë me qira

Autori i aksidentit me një viktimë mbrëmjen e të mërkurës në qytetin e Elbasanit është shtetasi me inicialet Sh.B., 20 vjeç. Në të dhënat e publikuara nga policia rajonale, mësohet se ai ka ikur nga vendi i ngjarjes pasi përplasi shtetasin D.Gj., 57 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

 

 

Sipas policisë 20-vjeçari kishte marrë me qira një makinë tip “BMë” dhe me të po lëvizte kur ndodhi aksidenti.

“Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

Sh.B., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbremjen e djeshme te sheshi “Gensher”, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip BMW të marrë me qera ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D.Gj., 57 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ështe larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.