VIDEO që është publikuar gjërësisht në rrjetet sociale mendohet se është xhiruar në burgun e Koridhalos dhe ka si protagonist Fabio Dushkun, një i ri me origjinë nga Mirdita, i cili është dënuar me burg përjetë.
Siç mund të shihni në video, Fabio Dushku ka mbledhur të gjithë të burgosurit, dhe ndërsa mban një flamur kuqezi në dorë, u kërkon llogari.
Reagimi i Dushkut ka ardhur pasi në burg dikush ka ofenduar shqiptarët dhe i riu nga Mirdita ka marrë në mbrojtje bashkëkombësit e tij.
Bosi shqiptar kërkon që të mos ketë probleme në burg, pasi në rast të kundërt do të përballen me reagimin e tij. Në fund, të burgosurit binden.
Fjalimi i Dushkut dhe duartrokitjet e të burgosurve tregojnë qartë se ligjin në këtë burg e bëjnë shqiptarët.



