E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherr mes djalit dhe babait në Radhimë, i riu i thyen xhamat e makinës të atit, arrestohen të dy
Publik News

Sherr mes djalit dhe babait në Radhimë, i riu i thyen xhamat e makinës të atit, arrestohen të dy

Dy persona, bab e bir janë arrestuar nga policia në Radhimë, pasi kanë bërë sherr me njëri tjetrin.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë A. R., 56 vjeç dhe A. R., 21 vjeç me banim në Tiranë, ndërsa bëhet me dije se sherri ka ndodhur për motive të dobëta.

21 vjeçari në konflikt e sipër me të atin i ka thyer atij xhamat e makinës.

Njoftimi i Policisë:

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit A. R., 56 vjeç dhe A. R., 21 vjeç me banim në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në Radhimë, pasi në konflikt e sipër me njëri-tjetrin, 21 vjeçari i ka thyer xhamat e automjetit babait të tij 56 vjeçar, për motive të dobëta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.