E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryebashkiakët me  makina superluksoze në takimin me Ramën
Publik News

Kryebashkiakët me makina superluksoze në takimin me Ramën

Fabrikë Benz-i në Elbasan?! 'Kërcet' luksi i kryebashkiakëve, me makina luksoze në takimin me Ramën (FOTO)

Makinat e kryebashkiakëve socialistë

Kryeministri Rama mblodhi pasditen e sotme në Elbasan, gjithë kryebashkiakët socialistë për t’i dhënë direktivat e duhura në mënyrë që të kontribuojnë në fushatën elektorale për zgjedhjet e pranverës 2021.

kryebadsh.jpg

Mirëpo përtej politikës, ajo çka tërhoqi vëmendjen në këtë mbledhje ishin dhe automjetet e kryebashkiakëve, të cilët i kishin parkuar njëri pas tjetrit, si të duan të “bëjnë garë” se kush e ka më të shtrenjtë.

Në foto shihen 12 makina, 8 prej të cilave nga marka, viti i prodhimit dhe çmimi, mund të konsiderohen patjetër makina luksoze, që jo vetëm kushtojnë, por kanë dhe një konsum të lartë karburanti, si dhe përfshihen tek makinat që i kap taksa e luksit.

Mbizotëron Benzi, 8 nga 12 makina, ndërsa shihet një Volswagen passat, një audi Q7, një Ford model i ri dhe një Fouristradë. Në total, me një llogaritje të përgjithshme referuar çmimeve të tregut, shuma totale e tyre mund të jetë pak më shumë se 200 mijë euro.

makinat.jpg

Vlen për t’u theksuar fakti se në këtë takim kanë qenë më shumë kryebashkiakë dhe më shumë makina, të cilat nuk janë pasqyruar në foto.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.