Edhe pse ky krim makabër është zbardhur në tërësinë e tij nga policia, vijon që në pah të dalin detaje që do të habisnin dhe regjisorët më të mëdhenj të filmave thriller.
Babai i Eglantina Bucit, Faiku si dhe vëllai i saj Shkëlzeni, të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçares, ndodhen në burg. Mirëpo burime nga policia bëjnë me dije se një person i përfshirë në këtë ngjarje ka treguar lidhjen e tij me familjen Buci, dhe rolin që kreu në ekzekutimin dhe tentativës për të zhdukur trupin e asj.
Ai është paguar nga Faik Buci që të joshë të bijën Eglantinën dhe të krijojë një lidhje intime me të. Madje i ati i ka blerë një unazë dhe ia ka dhënë të riut për t’ia dorëzuar vajzës që ta joshte.
Ditën e krimit ai e ka marrë vajzën në makinë për një shëtitje në zonën e “Freskut” dhe ka shkuar në një vend ku e kishte lënë më parë me Shkëlzen Bucin i cili nën kërcënimin e armës e ka mbajtur forcërisht 23-vjeçaren deri tek Mali me Gropa ku ka ndodhur vrasja e cila është bërë në sy të të penduarit.



