E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekonomistja që i dha fund jetës me helm
Publik News

Ekonomistja që i dha fund jetës me helm

Një 37 vjeçare i dha fund jetës ditën e sotme në qytetin e Sarandës duke pirë fotoksinë.

E reja që humbi jetën sot rrugës me helicopter ndërsa po transportohej në Tiranë, është Elona Dauti.

Shkak për aktin ekstrem mësohet të jetë bërë fakti që Gjykata i kishte hequr kujdestarinë e vajzës për t’ia dhënë bashkëshortit.

Por jo vetëm kaq, por bashkëshorti e kishte marrë vajzën 12 vjeçare me vete në Itali.

Një vendim Gjykate shumë i çuditshëm që ka sjellë dhe këtë tragjedi.

Po kush ishte Elona Dauti?

Ajo punonte në Bankën Kombëtare Tregtare të Sarandës si ekonomiste, duke qenë një profesioniste e zonja, si dhe ishte banore e lagjes nr 4, ku njihej si një zonjat më të respektuara dhe e dashur për banorët.

Ajo ka pasur një lidhje të fortë me vajzën e saj dhe duket se vendimi i dyshimtë i Gjykatës për t’ia hequr kujdestarinë pas ndarjes nga bashkëshorti, bëri që gjendja e saj psikologjike të rëndohej dhe fatkeqësisht të kishte këtë fund tragjik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.