E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe një herë për shpifjen
Publik News

Edhe një herë për shpifjen

Shpifja është një gjest i shëmtuar, pa dyshim. Kur këtë e bëjnë edhe zanatçinjtë e fjalës, gjesti bëhet edhe më i shëmtuar.

Në këtë pikë pajtohem jo vetëm me Edi Ramën, por edhe me dreqin vetë po qe nevoja.

Të thuash në publik për dikë gjëra të paqena është e rëndë. Pavarësisht qëllimit për të cilin shpif, gjesti është i ndyrë. Në daç person, në daç portal apo media ndyrsirllëku është aty.

Ai që ska mendim shpif! Kjo është e ditur.

Por pyetja është përse Edi Rama insiston tek një ligj i ri antishpifje?

Shqipëria ka ligj antishpifje sot në fuqi. Nuk dënohesh me burg si qëmoti, por dënohesh nëse shpif. Vetë Edi Rama e ka përdorur këtë ligj regullisht dhe ka fituar. Ka fituar madje deri në absurd kundrejt një pale virtuale që quhet “qytetari digjital”.

Atëhere pse duhet një ligj tjetër?!

Hamendësime ka plot, por dukshëm qëllimi është të lejohet qeveria të marrë masa më shpejt sesa gjykimi në një gjykatë të pavarur. Një akses ligjor për të ndërhyrë shpejt në llogaritë personale të rrjeteve sociale

Pra shprehja “sa ta marrin vesh që sjam lepur po gamile vanë hallatet e mia”, është realizuar plotësisht në këtë ligj.

Një i emëruar i Edi Ramës në entin e komunikime elektronike, i “mbështetur” dhe nga Policia që Duam, të mbyll gojën fët e fët. Pastaj sa të mblidhet gjykata e sa të marrë vendimi formë të prerë, kupton që ska çtë duhet më as fjala e as mendja se ka mbaruar dhe mandati i tretë e po fillon i katërti.

Super qëllim!

Pyetja është a do vërtetë të luftojë shifjen apo mendimin kritik?!

Ligjërisht shpifja luftohet edhe sot pa projekt ligjin e Ramës. Mendimi kritik me ligjet e derisotme post komuniste nuk luftohet, dmth nuk dënohet ligjërisht.

Megjithatë, nëse ky ligj do mbyllte menjëherë vërtetë disa shpifësa supaxhinj që për pjatën e supës së ditës shpifin si ju do qejfi, unë do isha dakort.

Por druaj se është ky qëllimi. Se po të ishte ky qëllimi, ERTV duhet mbyllur i pari së bashku me ca port-halé që i paguan pushteti dhe jo vetëm, për të shpifur.

Nejse, pushka top ti bëhet!

P.s. Dhe një gjë tjetër. Ky projekt ligj vjen fiks në kontekstin kur qeveria kërkon akses ligjor në çdo gjë private të qytetarëve. Paralelisht ka një projekt ligj që kërkon aksesin e qeverisë mbi llogaritë bankare të çdokujt.
Aksesin më prona e ka.
Akses në shkollën e fëmijve dhe statusin mjeksor e ka.
Aksesin në internet dhe telefoni e ka.
Tani i duhet dhe aksesi në mendimin e njerëzve.

Gjejeni vetë se ç’qeveri quhet kjo…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.