Kryeministri Rama : Do ndërtojme aeroportin e Vlorës si ai i Kukesit
Kryeministri Rama gjatë dëgjesës për buxhetin 2018 me qytetarët e Vlorës, tha se brenda mandatit të dytë qeverisës, ndërtimi i aeroportit të Vlorës do të jetë një nga prioritetet e qeverisë.
“Aeroporti i Vlorës është prioritet për ne, dhe jemi në proces me Ministrin e Infrastrukturës dhe Ministrin e Financave dhe Ekonomisë për ta nxitur më tutje procesin pasi jemi njohur me masterplanin e përgjithshëm dhe tani presim që të përfundojë projekti për të hyrë pastaj në një fazë të lidhjes së kontratës dhe fillimit të punimeve. Ambicia është që brenda katër vjeçarit të kemi fluturimin e parë por sigurisht kjo është vetëm për momentin një ambicie e bazuar në dëshirën. Jam shumë optimist sidoqoftë”. – u shpreh Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



