E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Virologia kineze bën deklaratën e fortë: Covid-19 u krijua në laborator, do nxjerr provat!
Publik News

Virologia kineze bën deklaratën e fortë: Covid-19 u krijua në laborator, do nxjerr provat!

Virologia e njohur kineze, Li-Meng Yan, ka bërë një tjetër deklaratë të fortë lidhur me koronavirusin. Ajo i ka drejtuar akuzat drejt Kinës dhe ka fajësuar qeverinë se ka mashtruar në lidhje me Covid-19.

Ajo është shprehur se Covid-19 është një patogjen artificial i lëshuar nga një laborator.

“Nuk kemi të bëjmë me një virus natyror, por me një patogjen artificial të lëshuar nga një laborator. Askush nuk po thotë të vërtetën. OBSH bashkëpunon gjithashtu me Partinë Komuniste Kineze”, tha ajo.

Ajo ka premtuar se do të zbulojë provat që konfirmojnë teorinë e saj.

“Së shpejti unë do të botoj një raport tjetër, përveç atij që kam publikuar. Ai do të përmbajë shumë detaje specifike se si u zhvillua virusi dhe kush kishte në posedim substancat e përdorura. Në atë moment të gjithë do të mund të shohin se kam të drejtë. Tregu i Wuhan është vetëm një justifikim, nuk ka asnjë lidhje me përhapjen e virusit,” ka theksuar Yan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.