E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëfimi i Berishës për vrasjen e Azem Hajdarit, reagon Artan Hoxha: Mbrëmë ‘Bosi i Bosëve’ u rrëfye si ‘i pandehuri’ i mafias…
Lajme

Rrëfimi i Berishës për vrasjen e Azem Hajdarit, reagon Artan Hoxha: Mbrëmë ‘Bosi i Bosëve’ u rrëfye si ‘i pandehuri’ i mafias…

Gazetari investigativ Artan Hoxha reagon pas rrëfimit të ish-kryeministrit Sali Berisha mbrëmjen e djeshme, për vrasjen para selisë së PD të Azem Hajdarit.

Berisha tha në Opinion se Hajdarin e vrau shteti, ndërsa tregoi se në pritë deputetin e PD e nxori ish-kreu i SHISH Fatos Klosi. Ndërkohë, Hoxha e krahason rrëfimin e ish-kryeministrit me atë të të pandehurit të mafias Tomaso Busheta.

“Mbrëmë pashë “Bosin e Bosëve”, Toto Rina, të rrëfehej si “I penduari” mafias, Tomazo Busheta… Kisha përshtypjen, që “Bosi i Bosëve” nuk mund t’i tradhëtoj kurrë bashkëpunetoret e tij…”, shkruan Hoxha.

“Me ne fund Sali Berisha, vendosi te dëshmoje per vrasjen e Azem Hajdarit!!!

Madje duke permendur publikisht, per here te pare, pas 21 vitesh nga vrasja e tij, emrin e Fatmir Haklajt…

Por, ne vend te GJYKATES SPECIALE, Doktori, ka vendosur te RREFEHET perpara Fevziut, ne Opinion…

Nje deshmi shume intriguese edhe pse pas 22 vitesh, nga atentati i pergjakshem, vetem disa metra larg zyres se tij, ne godinen e vjeter te PD-se.

Nese do te isha sot ne studio, do ti kisha bere disa pyetje mbi detaje, qe ai i anashkaloi…

Edhe pse, gjate me shume se 2 dekadave nga “Vrasja e shekullit”, kam publikuar një pas një deshmite, videot dhe provat konkrete, pse kjo dosje duhet rihapur dhe gjykuar nga e para.

Por, kete radhe, duke i sjelle te gjithe, para trupit gjykues….

Faleminderit Doktor!!!

Pasi ta degjoj rrefimin tend edhe nja 3-4 here, do mundohem ta sqaroj Fevziun, per ndonje “lapsus”, nga ato qe ti ben si levizje shahisti i rregjur…

Nuk e di pse m’u kujtua, ajo fjalia standarte, qe policia amerikane, ia thote çdo personi te dyshuar, para se ta arrestoje..

“Zoteri, çdo fjale qe do te thoni nga ky moment, do te perdoret kunder jush, ne gjykate…”

Kampionati vazhdon….”, vijon Hoxha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.