E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aleatët në listat e PD për deputetë, Bardhi: Do bëjmë marrëveshje transparente me ta, rezultatet do përcaktojnë kandidatët
Publik News

Aleatët në listat e PD për deputetë, Bardhi: Do bëjmë marrëveshje transparente me ta, rezultatet do përcaktojnë kandidatët

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka thënë mbrëmjen e sotme se selia blu do të bëj një marrëveshje transparente me partitë aleate, për kandidatët për deputetë.

“20% e kuotës që ka Kryesia e partisë është për kandidatët e partisë Demokratike, partitë tona aleate do të kenë një marrëveshje transparente me PD-në dhe mbi bazën e rezultateve të negociatave do të përcaktohet nëse do të kenë vend kandidatët e tyre në listat e PD-së. Koalicioni opozitar në Shkodër dhe Shqipëri do të jetë fitues”, u shpreh Bardhi.

Nga Shkodra ku ndoqi nga afër procesin e votimit të kandidatëve për deputetë nga lista e PD, Bardhi tha se të gjithë të zgjedhurit do punojnë bashkë për të siguruar një fitore të thellë.

“Edhe në Malësi të Madhe edhe në Shkodër u konfirmuan të gjithë kandidatët. Kjo tregon frymë bashkimi, gara e brendshme përfundoi, sot secili prej kandidatëve do të jenë të gjithë bashkë për t’i siguruar fitoren e thellë PD-së në qarkun e Shkodrës. Lista e konfirmuar sot përmban personalitete”, përmbylli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.