E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjyqtarja Margjeka tregon pêr dosjen e drogës dhe mandatin e kreyebashkiakes së PS-së
Publik News

Gjyqtarja Margjeka tregon pêr dosjen e drogës dhe mandatin e kreyebashkiakes së PS-së

 

Gjyqtarja e Korçës dhe bashkëshorti i saj janë vënë nën akuzë nga SPAK-u për korrupsion pasiv dhe aktiv ndaj funksionarëve të drejtësisë.

Margjeka akuzohet për ryshfet 6 mijë euro për të liruar një të arrestuar për trafik klandestinësh. Vendimi i dhënë dje nga Apeli i Posaçëm ka sjellë edhe acarimin e gjyqtares, e cila në përfundim të seancës ka shpërthyer me akuza të rënda. Sipas saj, gjithçka që ndodh është politike dhe e planifikuar për t’i dhënë fund karrierës së saj si gjyqtare.

Gjyqtarja Margjeka tha në dalje të gjykatës së gjithçka po ndodh për shkak se nuk i dha mandatin Valbona Sakos, ish-kryebashkiakes së Durrësit, e cila qëndroi disa muaj në detyrë pas zgjedhjeve të 2019-ës.

Teksa ka tentuar t’i shpjegojë medias të vërtetën sipas saj, ajo është përplasur ashpër me punonjësit e Policisë, të cilët nuk e kanë lejuar të flasë. “Është gjithçka e përgatitur. Ky shtet nuk bëhet më. Guxoni t’i dilni përballë shtetit, harroje se guxon kush. Kush është futur në burg? Vetëm ata që i kanë dalë në ballë shtetit. Mos më prek, mos më shty, (përplaset me policët), mos më kap mor, ik ore andej. S’ka asnjë provë, kërkova median në proces, nuk u lejuan. Gjyqtarët janë të frikësuar, kanë hall vetingun. Mos më prek, moj, më lër të flas (përplaset me punonjësen e Policisë). E kam bërë për njerëzit, vendimin e Gjykatës Durrës për zgjedhjet e kam dhënë për njerëzit. Prit të sqaroj gazetarët (i drejtohet polices). Është bërë sepse nuk i dhashë mandatin. Le të shfaroset familja ime, le të shkatërrohet, unë nuk e kam dhënë mandatin, sepse nuk e meritonin”, tha ajo e revoltuar.

DOSJA PËR TRAFIKUN E DROGËS

Përveç mandatit të ishkryebashkiakes Sako, gjyqtarja tha se kishte në dorë edhe një dosje për trafik droge, ku bëhej fjalë për 8 tonë lëndë narkotike, në kalimin e së cilës akuzoi se ishte i përfshirë një drejtor Kufiri. Margjeka tha se për këtë dosje u lanë në detyrim paraqitjeje 25 policë dhe drejtori i Kufirit, i cili sipas saj, fuste drogën. “U bë paralel. Neni 58 thotë pushohet çështja. Ku do ta çoni këtë vend. E kuptova që kisha në dorë dosjen e Gjirit të Lalëzit. Ishin detyrim paraqitjeje 25 policë, sepse drejtori i Kufirit futi drogën. Turp të keni, mafiozë, kriminalë. Shtet i korruptuar. E kam fëmijën me psikolog sot”, theksoi më tej gjyqtarja. Kujtojmë që në prill të vitit 2017, një kamion i ngarkuar me 8 tonë lëndë narkotike ka hyrë në vendin tonë nga pika kufitare QafëThanë, për të kaluar më pas në Portin e Durrës e të futet në shtetin italian. Edhe pse sasia e drogës ishte mjaft e lartë, autoritetet shqiptare nuk mundën ta konstatonin atë. Kamioni i ngarkuar me drogë u kap nga autoritetet italiane. Ndërkohë, në vendin tonë u proceduan penalisht 25 punonjës të Policisë Kufitare Qafë-Thanë dhe të Portit të Durrësit.

AVOKATI: VENDIMI ËSHTË ABSURD 

Avokati që mbron interesat gjyqësore të gjyqtares Mimoza Margjeka në këtë proces gjyqësor, Genci Gjokutaj, është shprehur se vendimi ishte absurd. Ai i bën thirrje politikës shqiptare që të vendosë në funksion menjëherë Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, në mënyrë që të bëjnë rekurs lidhur me çështjen e gjyqtares. “Nuk është rebelim. Gjendja e gjyqtares Margjeka është rrjedhojë logjike e një absurdi që ndodhi në Gjykatën e Apelit, e cila la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Gjykatat nuk po gjykojnë më. Unë i bëj thirrje politikës të instituojë menjëherë Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese sipas ligjit, që njerëzit të kërkojnë dhe të marrin drejtësinë e mohuar. Ky është një rast i paprecedent kur një gjyqtar burgoset familjarisht pa çerek prove. Dhe rekursi që ne do të bëjmë në Gjykatë të Lartë, ne si avokatë nuk dimë të themi se në çfarë afatesh do të gjykohet. Ju e dini që Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese janë të zhbëra”, u shpreh Gjokutaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.