E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KQZ-ja e re, Topalli kritikon  Bashën: Në marrëveshje me Ramën, votove ministrin e PS dhe rrëzove Ilir Rusmalin, zv.kryeministrin e PD
Publik News

KQZ-ja e re, Topalli kritikon Bashën: Në marrëveshje me Ramën, votove ministrin e PS dhe rrëzove Ilir Rusmalin, zv.kryeministrin e PD

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli e quan një akt të trupshëm votimin në Kuvend të Ilirjan Celibashit si kryetar i KQZ-së së re, dhe kontestimin nga radhët e PD të Ilir Rusmalit për këtë pozicion, i cili ka qenë dhe zv.kryeministër në qeverinë Berisha.

“Ne nje akt te turpshem, Basha votoi ministrin e Edi Rames dhe rrezoi Zevendes Kryeministrin e Partise Demokratike”, shkruan Topalli, ndërsa shton se Rama dhe Basha janë në marrëveshje dhe sinkron me njëri-tjetrin.

“Para dy ditesh ne Parlament, Rama ne marreveshtje me Bashen votoi emrat e KQZ se re. Sikur Basha te kishte kontestime per ndryshimet Kushtetuese apo per mbylljen e listave permes hapjes se rreme , ky i fundit nuk do te kishte derguar ne Kuvend emrat e tij.( Emra qe moren voten e Rames).

Perkundrazi, ata ishin ne sintoni per cdo gje. I vetmi kontestim qe Basha kishte, ishte Ilir Rusmaili.

Ne nje akt te turpshem, Basha votoi ministrin e Edi Rames dhe rrezoi Zevendes Kryeministrin e Partise Demokratike. Ilir Rusmaili eshte njohesi me i mire i zgjedhjeve, eshte profesor i se Drejtes Kushtetuese. Ai i eshte bashkengjitur Partise Demokratike qe prej 3 dekadash. Nje nder mendjet me brilante te kesaj Partie .

Votimi i Bashes per ministrin e Rames me kujtoi marreveshtjen e 2017 kur lB detyroi grupin parlamentar te votoje listen e vetingut qe fillonte nga Ina Rama deri tek militantet me famos te Kryeministrit. Sa bukur merren vesht shahistet per te ruajtur karriget e tyre. Meritokracia, vlera , parimet e dija nuk kane asnje vlere per ta”, shkruan Topalli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.