Rama: Kam qenë PARTIZAN I BASHKIMIT me LSI-në 2 herë
Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste është shprehur se ka qenë ai partizan i bashkimit me LSI-në 2 herë, pasi shpresonte të kishte përsëri një bashkim të së majtës.
Ndërkohë ai akuzon presidentin Meta se e krijoi LSI-në vetëm për të përfituar nga partitë e mëdha, ndërsa tha se koalicioni me LSI-në u “hodh në erë” nga Reforma në Drejtësi.
“Askush nga partitë politike në Shqipëri nuk plotëson kushtet për të qenë aleati ynë. Aleati ynë janë njerëzit dhe së bashku me shumicën e shqiptarëve do t’i lëmë mbrapa si asnjëherë tjetër. Unë kam qenë partizan i bashkimit me LSI-në, 2 herë, jo 1 herë. Kam qenë partizan i bashkimit të së majtës, i një të majte me 2 shpirtra që u krijua nga një çarje e madhe e PS. Kam besuar se kjo ishte rruga e duhur për të krijuar një pol të fuqishëm qeverisës, dhe ajo që kam mësuar që të dyja herët, problemi është zmadhuar deri sa është bërë eksploziv për arsye të një fakti të thjeshtë.
PS është një parti e madhe që përtej të gjitha zakoneve të këqija që janë pjesë e orgamnizmit të çdo partie në Shqipëri dhe botë, ka përgjegjësi qeverisëse. LSI do të jetë pjesë e qeverisë për t’u rritur në kurriz të shtetit. Bomba që hodhi në erë koalicionin me LSI-në është reforma në drejtësi. Aty ndarja është bërë e pariparueshme, sepse LSI është krijuar për të marrë sa më shumë pushtet duke marrë peng njërin nga 2 të mëdhenjtë. Ka lindur si një forcë hakmarrëse, ka përfituar nga degradimi i PS, ka përfituar nga një bosjllëk i krijuar nga vetë PS, ka përfituar nga pakënaqësia në PS.
LSI është një organizatë që funksionon si qelizat e kancerit, që rriten pa qëllim dhe në fakt shtohen vetëm për të vdekur organizmin që ka. Me LSI-në nuk ka mundësi të bëhet më shumë se çfarë kemi bërë në mandatin e parë. Nuk i heq asnjë presje atyre q ëkam thënë, kam qenë partizan 2 herë i bashkimit me LSI-në dhe falë atij koalicioni kemi bërë shumë gjëra dhe kemi dhënë atë që detyrohet të japësh kur je me LSI-në, një pjesë të shpirtit”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



