E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shteti i kapur nga oligarkët: Paratë e shqiptarëve të varfër shkojnë për rrugë në “fshatin rezidencë” të Samir Manes
Uncategorized

Shteti i kapur nga oligarkët: Paratë e shqiptarëve të varfër shkojnë për rrugë në “fshatin rezidencë” të Samir Manes

Katërvjeçari i fundit i qeverisë “Rama 2”, me shumë gjasa nuk do jetë lufta kundër informalitetit, por vënia në funksion e gjithë strukturave të shtetit, të cilët do bëjnë kontrolle formaliteti, që ti japin “një dorë” biznesmenëve që fitojnë miliarda në vit. Këtë nuk e themi ne, këtë e tha ai vetë publikisht.

Shqetësimi i kryeministrit Edi Rama, nisi pasi konstatoi se miliarderët më të mëdhenjtë të vendit janë prekur nga “kriza e madhe”, përfundim të cilin e arriti pasi zbuloi, se “oligarkët” nuk po organizojnë më asnjë festë, nuk po hedhin më asnjë fishekzjarre, por vetëm po ankohen prej banditëve me shapka, çanta dhe kapele, pra punonjësit e doganave, tatimeve, inspektoriateve, etj, që për katër vjet janë administruar nga vetë ai. Rama vdes për festa dhe kur kuptoi se oligarkët nuk e ftonin më, ai u bë xhind.

Mendimi i parë që i erdhi në mend ishte ti ftonte vetë të gjithë biznesmenët në kryeministri, tu shtroi një gosti, tu bëj presion strukturave mbikqyrëse, që të mos guxojnë kurrsesi t’i trokasin në derë, se do kenë punë me të. Por që t’ju a thjeshtonte akoma më shumë punën miliarderëve, e mos t’i prishej terezia fare, Rama vuri në dispozicion Mon Kukaleshin.

Për çdo hall e çdo problem u tha kryeministri biznesmenëve: “Çdo ministër do të ngrejë telefonin, duke filluar nga ministri i financave (Arben Ahmetaj), që duhet të jetë në dispozicionin tuaj.”

E që e gjithë ftesa të ishte më e besueshme, Rama ftoi biznesmenët VIP: “Me shpenzimet tona, kemi organizuar edhe një koktejl duke qenë se ju kohët e fundit nuk keni bërë koktejle, se keni pasur probleme financiare, ndaj jeni të ftuar ta shijoni bashkë me ne.”

Por kryeministri duhet të jetë pak i sinqertë me fjalët: Me “shpenzimet tona…”, sepse shpenzimet nuk ishin aspak të tij, sepse për koktejlin nuk pagoi Rama, por gostia u shtrua sërish pa miratim nga taksapaguesit shqiptarë, shumë prej të cilëve nga varfëria as që e njohin fjalën “koktejl”.

Natyrisht oligarkëve të koktejlit të përballur me “vështirësi” financiare, as që u bie ndërmend se kush i paguan banketet dhe ahengjet, deria sa të kenë qeverinë që i mbështet dhe i ndihmon me miliarda, që edhe këpucët e shtrenjta të mos prekin baltë kur të hedhin këmbët në trojet e falura.

Fjala me “shpenzimet tona”, është çelsi magjik që përdor kryeministri duke futur tek “tonat” qeverinë, popullin dhe oligarkinë, pra shpenzimet janë gjithmonë “tonat”. Kjo ishte edhe arsyeja që kryeministri fal e dorovit pa i’u dridhur syri./pamfleti.com

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.