E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuqezinjtë e mbyllin ndeshjen pa gola
Publik News

Kuqezinjtë e mbyllin ndeshjen pa gola

Kombëtarja shqiptare e futbollit luajti në transfertë me Lituaninë ndeshjen e katërt të Grupit 4 të Ligës C të Kombeve.

Ashtu si tre ditë më parë në Kazakistan, edhe në fushën e Vilniusit kuqezinjtë barazuan pa gola, duke marrë vetëm 1 pikë nga 3 që synonin.

Rastet për të besuarit e Edi Rejës nuk munguan, madje në pjesën e parë patën pretendim për penallti, por rruga e rrjetës nuk u gjend.

Ky ishte barazimi i dytë radhazi dhe tashmë Shqipëria ka 5 pikë, aq sa edhe Lituania që momentalisht ndodhet më lart për shkak se na ka mundur në ndeshjen e parë në fushë tonë.

Pritet sfida Bjellorusi-Kazakistan për të përcaktuar renditjen e grupit pas ndeshjeve të katërta.

Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi që kuqezinjtë nuk shënojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.