E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E tahēn  me shkop bejsbolli në mes të Vlorës por Policia nuk reagoi, ekonomistit të Ujësjellësit i djegin makinën te ‘Uji i Ftohtë’
Publik News

E tahēn me shkop bejsbolli në mes të Vlorës por Policia nuk reagoi, ekonomistit të Ujësjellësit i djegin makinën te ‘Uji i Ftohtë’

Olsi Kafazi është 35 vjeçari, punonjës i Ujësjellësit në qytetin e Vlorës, që i kanë djegur makinën tip Nissan në orët e parë të mëngjesit të sotëm në zonën e Ujit të Ftohtë.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti me targa VL 7260 C është shkrumbuar i gjithi nga flakët në orën 01.15 minuta, pas mesnate dhe dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Në orët e para të mëngjesit të 2 tetorit, 35 vjeçari është dhunuar brutalisht me shkop bejsbolli dhe sende të forta nga dy persona të paidentifikuar. Pas denoncimit në Polici, kjo e fundit jo vetëm që nuk zbuloi asnjë nga autorët por nuk parandaloi as atë që Olsi Kafazi i trembej, një hakmarrje të dytë të autorëve pas denoncimit.

Si ndodhi ngjarja?

Olsi Kafazi, me detyrë ekonomist në Ujësjellësin e qytetit, ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij me biçikletë, teksa në afërsi të zonës së Ujit të Ftohtë, dy persona i kanë zënë pritë duke e sulmuar befasisht me sende të forta në mënyrë barbare.

Ai nuk ka mundur t’i identifikojë, për shkak se goditjet e para kanë qenë të forta, në kokë, dhe ai ka rënë thuajse pa ndjenja. Për aq sa ai kujton, nuk ka asnjë konflikt si në jetën private apo në detyrë që të mund të jetë bërë shkasë.

Megjithatë 35-vjeçari e ka denoncuar në Policinë e Vlorës ngjarjen e rëndë. Pas një jave në spital me plagë të shumta ai është transferuar në banesën e tij. Newsbomb.al mëson se Policia e Vlorës nuk është interesuar ta kontaktojë më 35-vjeçarin, aq më pak t’i ofrojë ndonjë lloj mbrojtje.

Në këto kushte kur ai s’ka asnjë informacion mbi përparimin e hetimeve, i riu shqetësohet si për jetën e tij por edhe të familjarëve teksa kërkon zbardhjen e ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.