E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dyshohet se abuzoi me tenderat, Kryebashkiaku i Gramshit prej orësh në Prokurori
Publik News

Dyshohet se abuzoi me tenderat, Kryebashkiaku i Gramshit prej orësh në Prokurori

Kryetari i Bashkisë së Gramshit Klodian Taçe, ka qenë sot në ambientet e Prokurorisë, për rreth 3 orë.

Burime bëjnë me dije se ai është mafrrë në pyetje nga prokurorët e Elbasanit, lidhur me një hetim që ka nisur mbi dyshimet rreth procedurave abuzive dhe dyshimeve për korrupsion në Prokurime dhe tendera.

Akuza që mund të rëndojë mbi të është “Shpërdorim detyre”.

Nuk ka ende një reagim zyrtar nga autoritete apo nga vetë z.Taçe, teksa pritet që në vazhdin të dalin detaje të reja në lidhje me këtë çështje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.