E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anisa S. Kushta:MË NË FUND… ?️ Lamtumirë Shqipëri, e mbi të gjitha, lamtumirë të gjithëve ju…
Uncategorized

Anisa S. Kushta:MË NË FUND… ?️ Lamtumirë Shqipëri, e mbi të gjitha, lamtumirë të gjithëve ju…

Amerika po më pret… Më në fund, mora lajmin që po prisja me padurim e që e kam mbajtur të fshehtë për shumë kohë… do të iki larg nga ky shtet, për të realizuar projektet e mia dhe nuk mund ta çoj dot dëm këtë shans që m’u dha…

E vërteta është që dua të qëndroj këtu, por është një shans i ri dhe kam shumë pak ditë për t’ju përshëndëtur të gjithëve. Do t’i kaloj këto ditë këtu me familjen dhe miqtë më të afërt. Do të doja t’ju përshëndesja të gjithëve personalisht një e nga një, por nuk mundem ta bëj dot për çështje kohe.

Ju premtoj që do ta kem secilin prej jush në mendje e në zemër dhe që s’do t’ju harroj. Ju falënderoj për çastet e gëzuara që kam kaluar me secilin prej jush, e më falni nëse ndonjëherë kam treguar pak “arrogancë”.

Por të gjithë ju më njihni dhe e dini që edhe nëse e kam bërë, e kam bërë pa të keq! Shpresoj të kthehem sërish…
Mirupafshim, fat e mbarësi të gjithëve!
Kjo është letra që ka shkruar Xhevria… e kush dreqin e di kush është Xhevria, por thjesht m’u duk interesante ndaj dhe e ndava me ju.
Rrugë të mbarë, Xhevrie!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.