Bobi Çarlton i sëmurë
83-vjeçari konsiderohet si futbollisti anglez më i madh i të gjitha kohërave. Ai ka fituar 3 kampionate angleze si dhe Ligën e Kampioneve, Kupën e Botës dhe “Topin e Artë”.
Për shumë vite, ai ka mbajtur rekordet si lojtari me më shumë gola dhe prezenca te Mançester Junajtid dhe Anglia. Lajmi i sëmundjes së tij ka shokuar komunitetin futbollistik britanik, ku shumë ish-yje të futbollit janë solidarizuar me Bobi Çarltonin.
Demenca është një nga sëmundjet më të rrezikshme nervore. Ajo shkakton humbje të memories afatgjatë duke bërë që indivivi të mos ketë mundësi të mendojë qartë.
Shumë ish-lojtarë të Anglisë kampione në vitin 1966 kanë vdekur nga sëmundjet nervore si Alzheimer, demenca, etj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



